“Lajçak i njëanshëm” - Eurodeputeti austriak: Vendi i tij nuk e njeh Kosovën

28 Qershor 2023, 21:40Rajoni TEMA

“Lajçak i njëanshëm” - Eurodeputeti austriak: Vendi

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve më të fundit të situatës së tensionuar Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe qendrimet e të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat i ka quajtur të njëanshme dhe në favor të Serbisë.

Sipas eurodeputetit po i bëhen shumë kërkesa Kosovës ndërsa asnjë kërkesë nuk po i bëhet Serbisë, por megjithatë sipas tij, kjo do tregojë se kush është vërtetë duke u afruar me parimet e demokracisë së deputetit.

“Fatkeqësisht nuk ka garanci që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. Kur unë konfrontova zotin Lajçak me fjalën e tij të njëanshme, ishte çasti kur ai po ndante disa kushte për palën serbe, por për fat të keq ai nuk e ngriti zërin aq shumë për palën serbe dhe për problemet e tyre.

Nëse qeveria e Kosovës tregon se ka vullnetin të paktën të përpiqen. Qeveria e Kosovës është duke u afruar me parimet e demokracisë që ka BE-ja dhe nëse Lista Serbe është sërish duke  bojkotuar zgjedhjet mendoj se e tërë BE-ja do e ketë të qartë se kush është duke e minuar demokracinë.

I pyetur se përse e cilëson të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd të njëanshëm, eurodeputeti u përgjigj:

“Fatkeqësisht, ju mund ta shikoni edhe në historikun e tij si politikan, ai ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi, ka qenë ministër i jashtëm në vitin kur u shpall pavarësia e Kosovës. Sllovakia është një vend i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe është nuk është një parakusht i mirë për të që të jetë i paanshëm në këto negociata.

Madje ai ka qenë ministër i jashtëm dhe nuk foli fjalë të mira për njohjen e Kosovës, ai ka marrëdhënie shumë të mira me Serbinë. Ne mund të shikojmë se pjesëmarrja e tij nuk ka pasur rezultat në uljen e tensioneve”,-tha për Euronews Albania, Thomas Waitz.

5 Komente

  1. p
    pjeter

    Edhe Borrelli punon me shume perte cuar para politiken e jashtme e interesat spanjolle, kete e dinin qe ne fillim shqiptaret, qe sa u emerua e zgjodh perfundimisht nr 1 i politikes se jashtme te BE-se!Nga periudha e tij ne ate pozicion te rendesishem, ne bashkepunim me Lajcak-un, Kosova ka bere regres ne syte e Europes, Serbia progres!!! Fatkeqesisht Amerika nga Obama e ketej, i la shume fushe veprimi kesaj BE-je, dhe sic shihet, resultatet nuk pergenjeshtruan ate c'ka ben historikish europa nga keto ane, kaos, e deme shqiptareve, natyrisht, jo pa nje doze te mire syleshlleku shqiptar!!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????????????????????????

      Europe plaka kurve kastile e ka cure aty ate sllav hale

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        evropa k, ju k muslimane.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Svetllana

        Miroslav Lajçak është diplomuar në moshën 24 vjeç në vitin 1987 në MGIMO-n e MPJ ruse. Një vit më vonë në vitin 1988, kur vendi i tij ishte anëtar i Traktatit famëkeq ushtarak të Varshavës, i krijuar dhe i sunduar nga Moska dhe kur kuadrin diplomatik të shteteve të Tratatit të Varshavës e bënin institucionet ruse, Lajçak emërohet diplomat në ambasadën çekosllovake dhe sllovake në Moskë, ku qendron deri në vitin 1993. Pas kësaj ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare , të cilën nuk mund të mendohet ta ketë një diplomat i një shteti të vogël e të varfër, pa një përkrahje të vazhdueshme nga një shtet i fuqishëm. Ai gjeti të shtruar në tavolinë postet të rëndësishme diplomatike si drejtor Ekzekutiv në misionin e OKB për Ballkanin, i dërguar i posaçëm i BE për referedumin e pavarësisë së Malit të Zi, përfaqësues i lartë i BE në Bosnje-Hercegovinë, ministër i jashtëm i Sllovakisë, president i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, kryetar i OSBE në Vienë, etj.etj. për të mbrritur tani te posti delikat i përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë. Në vitin 2018 MPJ e Rusisë i dha Miroslav Lajçakut titullin “doktor honoris causa” i Institutit MGIMO, për merita që duket ishin përputhur me interesat e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

        Përgjigjjuni
        1. p
          preshevali

          Grekët, polaket, sllovaket, rumunet, bullgaret sikur ajo thenja " ha bukë kaurri beje dua turku", edhe keta mbushin barkun dhe kerkojnë shpetimin ke perendimi ndersa ujin drejtojnë ne mullirin e rusit. Dhashtë Zoti që ky Putini e shkerdhen Perendimin dhe USA se ketë meritojnë keta derra posaçerishtë Franca kurvë, me çmimin qe dhe ne ta pesojmë bashkë me ta po bile edhe ata mos te jenë te lumtur.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje