"Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por...", Kurti për listën e masave të paralajmëruara kundër Kosovës

29 Qershor 2023, 11:21Rajoni TEMA

"Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por...", Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për listën e masave kundër Kosovës që janë prezantuar nga Komisioni Evropian para Parlamentit Evropian.

Kurti para ministrave ka thënë se, “me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian”, por sipas tij asnjëherë nuk janë treguar “as cinik e as të hidhëruar”.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian tek Kosova e gjen partnerin dhe aleatin më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate.

“Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar nuk jemi as sot”, shtoi Kurti. 

5 Komente

  1. E
    Emigranti

    Ky eshte skuth,je ti more Kurti qe ke vepruar e deklaruar ne kundershtim te hapur me SHBA e KE. Je nje megaloman i pa ndreqshem dhe po e kethen mbrapsh.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Bëjë një nder Kosovës, largohu.., sa më shpejtë..!!

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Jahua

        O Kurd te doli boja fare mor trim i karit te xhait.Te fala asaj norvegjezes

        Përgjigjjuni
        1. a
          arrifi

          Te terheqin njohjen te gjitha shtetet e Europes qe e kane njohur deri tani.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A.G.

            “Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin!" Fjalë me vend! Madje, vlen edhe qeverinë e Tiranës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje