Digjet pika e kontrollit të policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

29 Qershor 2023, 10:14Rajoni TEMA

Digjet pika e kontrollit të policisë së Kosovës në

Sulmohet me lëndë plasëse një pikë kontrolli e policisë në Mitrovicën e Veriut.

Bëhet e dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale.

“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai.

 

Lini një Përgjigje