
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla reagoi gjatë konferencës për shtyp, ku shpalli dy grupet terroriste serbe në veri, edhe për çështjen e ndalimit nga policia të djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas ministrit, djali i Vuçiç hyri në Kosovë si çdo qytetar i zakonshëm dhe u ndalua vetëm pasi veshi një bluzë me mesazhe nacionaliste, për të cilën policia i kërkoi që ta hiqte.
Sveçla gjithashtu rrëzoi pretendimet e Vuçiç se djali i tij ishte ndaluar 3 herë gjatë përkujtimit të Vidovdanit, duke e cilësuar atë një gënjeshtar kronik.
“Për djalin e Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave deri tash për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta.
Ai u shfaq në Graçanicë me atë bluzë, dhe policia ka marrë vendim që ta ndalin dhe kontrollojnë vetura që janë sjellur në mënyrë të çuditshme. Atij i është kërkuar, që është realizuar, heqja e bluzës me mesazh provokativ.
Ata janë larguar për Serbi. Ne e dimë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviqit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Djali i tij nuk është ndalur tri herë, por vetëm një herë”, tha Sveçla.
Vuciqi dhe djali i tij e kane bere me qellim djallezor kete plan. Ne perendim eshte shume rast i rralle te te arrestojne per rrobat qe ke veshur, per shkrimet mbi to apo per fjalet qe thua. Arrestohesh vetem per vepren qe ben. Ne thelb teksti "dorrezimi nuk eshte zgjedhje" qe djali i Vuciqit kishte shkruar ne bluze, eshte me shume kuptime. Ne rradhe te pare ai eshte provokativ per ne sepse Vuciqi nepermjet djalit te tij jep mesazhin :"Ne nuk do u dorezoheni shqiptareve ne Kosove, ashtu sic nuk ju dorezuam turqeve ne Fushe Kosove". Ky mesazh per ne dhe Albin Rrumpallen konsiderohet veper provokative gje qe veshtire se kuptohet ne perendim ne kete menyre. Fjalet ne perendim leshohen dhe shpesh shume te renda, por ato mbeten ne ajer dhe secili gjykon sipas mendjes se tij. Per to nuk angazhohet policia dhe drejtesia. Une ne shpirtin tim e konsideroj te drejte veprimin e policise por ne mendjen time them se kjo eshte loje qe Vuciqi dhe Kurti vazhdojne te luajne me njeri tjetrin, per te mbajtur situaten te tensionuar. Albini ne kete rast do duhej tua linte dopjogjashten serbeve dhe ti tregionte botes se ne jemi tolerant. Bile jemi tolerant edhe kur djali i vuciqit provokon ndjenjat tona duke veshur nje bluze me shkrime provokuese. Kjo do ishte pike pozitive per ne, por Albini nuk e kupton keshtu. Ai tregon trimeri ne vend te tolerances. Ne thelb mungesa e tolerances eshte cilesi e njerzve me nivel te ulet. Duke ditur qe Albini eshte i mencur dhe intelektual, me duket se kjo eshte loje qe ai po ben perseri me Vuciqin per te ndihmuar Serbine te justifikohet ne veprimet e saj shoviniste me ne. Me duket se eshte loje e ndyre. Qofsha gabim....