
Ndërsa në Bruksel po mbahet samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin ndër tjera temë për diskutim është edhe tensionet në raportet Kosovë- Serbi, Këshilli Evropian ka miratuar konkluzionet e këtij takimi ku në paragrafin e kushtuar Kosovës dhe Serbisë theksohet se ky organ i Unioni dënon incidentet e fundit të dhunës në Veri të Kosovës duke i bërë thirrje palëve për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës bazuar në planin tre-pikësh të prezantuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Kosova dhe Serbia, sipas konkluzionit të Këshillit Evropian duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në Veri të Kosovës në të kundërtën do të ketë pasoja negative.
“Palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në Veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative”.
Gjithë në këtë mes sipas Këshillit Evropian është tepër kruciale kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve në Bruksel duke zbatuar në mënyrë të shpejtë Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, me theks të veçantë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”.
Kta jane ata qe e ngjizen kte Konflikt ne Veri te Kosoves tani dalin si ne cdo rast ,qe mbasi ndezin fitilat poshte rrogozit te Ballkanit e bejne sikur duan qetesi ,duan Paqe ,duan "Drejtesi" duan karin dhe ne bythe ,sepse jane djalli vet . Gjithcka ndodh ne Ballkan eshte Dora e ktyre ,pa te cilet serbia do ishte ai qeni me bishtin nder shale . Kta jane vet Regjizoret e cdo Konflikti e problemi qe jetojme sot ne Ballkan