“Të korruptuar dhe arrogantë”, Gledis Nano ultimatum drejtuesve të policisë pas ankesave të qytetarëve

8 Gusht 2022, 18:49Kronika TEMA

“Të korruptuar dhe arrogantë”, Gledis Nano ultimatum

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij për disa ankesa të qytetarëve ndaj punës së strukturave të uniformave blu gjatë ditëve të fundit.

Euronews Albania ka siguruar mesazhin e dërguar drejtuesve të policisë në qarqe dhe drejtuesve të departamenteve.

Nano e cilëson të papranueshme sjelljen e disa punonjësve të policisë në bazë të perceptimit të qytetarëve.

Mesazhi i plotë i drejtorit të policisë

Përshëndetje të nderuar Drejtues

Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit.

Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale.

Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.

Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale.

Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin, por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë  me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar.

Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.

Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot.

Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për  të bërë presion e për të marrë ryshfet.

Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante.

Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:

“Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetarët, inferiorë në komunikimin edukativo njerëzor”.

Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh.

“Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend”.

Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm.

Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar”.

Mesazhi i drejtuesit të policisë vjen pas tragjedisë në Himarë, ku edhe vetë Gledis Nano zbriti në terren për të parë nga afër situatën në bregdet si dhe punën e efektivëve të policisë.

5 Komente

  1. A
    Arben

    Keni te drejte Z.Nano.Dje pasdite duke u kthyer nga plazhi ne aksin rrugor Seman-Fier,policet e tu me vune gjobe sepse parakalova nje mjet me pedale(biciklete),ne nje segment rruge me vija te panderprera,ne nje kohe kur neni 246,pika 12/c e kodit rrugor, e lejon parakalimin e bicikltes ne kete rast. -Parakalim i gabuar,duhej te prisje pas bicikletes deri sa te mbaronin vijat e panderprera-me tha polici,pavaresishte se mjetet vinin nga plazhi dhe trafiku ishte i renduar.

    Përgjigjjuni
    1. W
      Wow ????

      Edhe kjo (shkres) në qofte se munde ta quame të tille ose lajem per portalet dhe TV ështe komplet propagande e flliqure: Po pse ti more shoku drejtore prite mesazhet në rretet socjale që ta dishe se në deregje ështe sote policija e shteti?? Po Kjo histori Ka 32 vite dhe zotrote e paska marre vesh sote?? Jep dorheqeje se nuke je për kët pune as ti as Çuci. Që pase ikjes së Sander LLeshit policija e shteti ështe perkeqsue për dite ështe bër komplet politike dhe me militant të partise si në kohen e Sali Berishes.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qinas Mushka

        Bjeri legenit o Gledis se me ata mafjoze qe ke mbledhur aty ti nuk ka per te bere hajer as policia as ti dhe Shqiperia.Pyeti ata dy drejtuesit qe emrove para ca ditesh nga sa shtepi kane, ku i bejne pushimet dhe ku po i arsimojne femijet pastaj meru me policet e thjeshte. Nuk mbahet policia me drejtues qe trafikojne kokaine dhe me drejtues qe manipulojne ngjarjet e renda kriminale.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Brian

          Zoti Nano , pjestar te familjes time ndodhen me pushime ne green coast palase, me vune ne dijeni qe shum persona perdorin golf card dhe levizin me shume shpejtesi qe paraqet rrezik serjoz per femijet dhe turistet. Policia nuk merr masa per levizjet e kufizuara te ketyre mjeteve ( golf card) te le te kuptosh qe policia i tremben personave qe disponojne keto mjete. Te lutem shiheni seriozisht kete fakt

          Përgjigjjuni
          1. V
            VERA

            ME SE E VERTETE AJO QE JU KANE THENE TE AFERMIT . JANE FEMIJET E OLIGARKEVE SHQIPTAR QE I PERDORIN DHE POLICIA NUK MUND TI KERKOJ LLOGARI ...... SEPSE MUND TE HUMBI VENDIN E PUNES .....

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje