Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i dënuari për vrasjen e Xhuliano Bullarit!

25 Shtator 2025, 10:15Kronika TEMA
Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit ditën e mërkurë.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Bledar Selmanajn, i dënuar për vrasje.

Ngjarja është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa Selmanaj ka tentuar të largohet nga ambientet e sigurisë së lartë, por është kapur në kohë nga efektivët e burgut.

Bledar Selmanaj rezulton të jetë vrasësi i Xhuljano Bullarit.

Ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga burgu, por që ka dështuar.

Ditën e djeshme ai ishte në ajrim, kur tentoi arratisjen por u pikas nga gardianët e burgut dhe u ndalua.

Selmanaj vrau shokun e tij Xhuliano Bullari, pas prishjes së pazareve të drogës.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se kishte ndërmjetësuar për shitjen e 100 kg drogë te miqtë e Bullarit, por këta të fundit e kishin bërë pagesën me para false.

Ndaj dhe e vrau shokun e vet në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip "Fiat Punto", ku sipas ekspertizës, rezultoi se Bullari është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri Selmanaj.

Lini një Përgjigje