Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia në Morinë pasi u kap me një sasi kanabisi në automjet.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M. 30 vjeç, banues në Kosovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje