Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, të cilën e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjetin e tij.
61-vjeçari tentoi të kalonte naftën nëpërmjet pikës Kufitare të Goricës ku dhe është kaluar nga policia doganore në vijën e dytë për kontroll.
Nga ushtrimi i kontrollit, u zbulua depozita e fshehur ku ishte vendosur nafta, për të cilën drejtuesi i automjetit me inciale D. Xh., nuk dispononte faturë apo dokument përkatës.
61-vjeçari u arrestua nga Policia Kufitare për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, ndërsa sasia e naftës u sekuestrua.
“Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe sasia e naftës.
Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Në PKK Goricë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi D. Xh. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Deri sot u vodhen e u kontrabanduan nga Nano, Berisha, Rama, Bankers dhe te tjeret mbi 15 miliarde nafte, u poashtu u vodhe populli per kaq vute me cmimet e naftes enorme per banoret e Shqipwrise me shtrejt se ne gjithe rajonin... Keta tani merren me luftimin e kontrabandes me bidona...??!
Drejt e ke shkruar ore mik. Kemi polici te forte ne e jo shaka. Problemi eshte se ata kapin ndonje fakir fukara qe kontrabandon nje bidon me nafte dhe nuk ja mban te shikojne ato qe kalojne naften me anije.
O të pa fytyrë o hajdut të pa ngopur jemi vendi me çmimin më të lartë të karburanteve në rajon....uleni o ndyrësira ...
Ore dalkort me ç’shkruan artikulli,,,, por dhe nje problem tjeter shof une permes ketij artikulli Ky zoteri ku dhe sa lire e gjeti kete nafte ,,, sa i dilka te fitoka goxha ???? Pra jo larg nafta u shitka lire… mbase mjaft.mjaft. lire Prandaj ti o gazecar i kronikes na shuaj kureshtjen E sigurte do kesh klikime e komente ????????????
Po shmangia nga detyrimet sa eshte..100 mije leke te vjetra? Mire ja bene qenit, pse te gjithe do vjedhin shtetin !!
Po ja paska patur tek serbatori dyte 60 litra nafte dhe i ka blere me 1.2 euro litri dhe gjithsej bejne 72 euro.....po a jeni ne terezi po vetem nje dreke ben 100 euro vete i dyte.
Nuk lejohen vjedhje poshte 1 milion euro dhe pallate poshte 50 kateshe. Ku shkon ky me nje serbator nafte te pa deklaruar. Turp te kete, ne burg legeni !
Rrofsh more Titi se me bere te qesh me sarkazmen e goditur.