Tentoi të transportonte drogë gjatë transferimit në burgun e Larisës, i riu shqiptar gëlltit 84 qese me kokainë

18 Korrik 2024, 10:37Kronika TEMA
Tentoi të transportonte drogë gjatë transferimit në burgun e

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga gardianët e burgut të Larisas në Greqi.


Një i burgosur shqiptar, 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë.

I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut.

Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram.

28-vjeçari është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër.

Lini një Përgjigje