Policia ka vënë në pranga Gleard Gushollin, pasi u kap duke shpërndarë drogë, ndërkohë që ishte me masë sigurie ''arrest në shtëpi''.
Gleard Gusholli është një emër jo pak i dëgjuar. Një vit më parë, ai u bë viral pasi mbajti peng në banesë, bashkëjetuesen e tij. Pasi e dhunoi për të paktën një javë rresht, e reja në atë kohë ia doli të njoftonte familjarët dhe blutë.
Edhe pse i arrestuar për pengmarrje dhe dhunë në familje, Gusholli, në rrethana të paqarta, doli nga qelia në arrest shtëpiak. Dhe kjo nuk e pengoi aspak atë, që të vijonte aktivitetin kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.
Një natë më parë, nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative për kapjen e personave që shperndajnë lënde narkotike të llojit kokainë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Blloku 21” ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj.
Lini një Përgjigje