Një person i dyshuar si autor i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Tiranë është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje.
Deri tani, nuk ka fletë arresti për të, por po punohet nga blutë për ta dokumentuar ngjarjen.
Xhemal Meta u gjet i vdekur dy ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në zonën e Zall Bastarit, Tiranë.
Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi dëmtime pas kokës së të moshuarit, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditja me sende të forta.
Lini një Përgjigje