“Ti me metrin e analistit paragjykon 17 prokurorë” - Nazarko përplaset me Bushatin për SPAK-un: Do jetë dita më e bardhë, kur të mbyllet SPAK! Janë pisa me telekomandë

17 Tetor 2025, 09:16Kronika TEMA
“Ti me metrin e analistit paragjykon 17 prokurorë” - Nazarko

Analistët Mentor Nazarko dhe Andi Bushati u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për SPAK. 

Nazarko: Ka një moment që ti kapesh me këtë çështjen Beleri se ti nuk je progrek.

Bushati: Pro qytetar jam, por individit.

Nazarko: E para që të paragjykosh punën e prokurorit nuk mund ta bësh me sens komun, por me sens juridik. Je i sigurt që për të nuk kishte prova?

Bushati: 100 për qind. Hajde bëjmë debat kur të duash.

Nazarko: Së dyti a je i sigurtë ti që Greqia që e ndikon fuqishëm jetën publike nuk ka ndërhyrë për të shantazhuar dëshmitarët dhe të tjerët që ta nxirrte të pafajshëm atë? Je i sigurtë për këtë gjë?

Bushati: Një proces...

Nazarko: Po ajo ka kaluar në 17 filtra. Si mund të paragjykosh pse Rama apo Shqipëria nuk e la atë të betohej. Mos u jep vetes ato atribute që nuk i ke.

Bushati: Merre atë proces se këto janë llafe të përgjithshme.

Nazarko: Ti thua unë me metrin e analistit që shkoj te Ylli po paragjykoj 17 prokurorë.

Bushati: Ti ke edhe formim juridik.

Nazarko: Po, por nuk jam aq i sigurtë si ti.

Bushati: Ajo dosje është një skandal që do tas kishte zili edhe Sigurimi i Shtetit.

Nazarko: Te çështja e provave, mos dysho.

Bushati: Unë flas për proces me prova të manipuluara.

Nazarko: Ai që shet votën është dikush që është i varfër dhe që e kanë mohuar në gjykatë.

***

Andi Bushati tha se dita më e bardhë në Shqipëri, do të jetë kur SPAK të mbyllet, pasi ka shkatërruar demokracinë, ndërsa Pano Soko deklaroi se SPAK ka arritur disa suksese nën drejtimin e Dumanit. 

Andi Bushati: Kjo çështja që këtyre të SPAK u mbaron mandati, mos mbetemi pa SPAK, do të jetë dita më e bardhë në Shqipëri, kur të mbyllet SPAK!

Ylli Rakipi: Tallesh? Se këtë do edhe politika.

Andi Bushati: Unë dua që çdo njeri që ka vjedh edhe një cent, të shkojë para drejtësisë, jo përballë ca pisave me telekomandë. A kanë bërë drejtësi këta? Problemi është që këtyre deri tani, dy çështje që kanë çuar në Strasburg, kanë rënë. Shpejtësia do të vazhdojë. Se si veprojnë do ti shohim. Sa më shumë kohë kalon, do të bindemi, që sa më shpejt të mbyllet, aq më të shpëtuar jemi të gjithë.

Pano Soko: SPAK merret me 5 mijë vetë në këtë vend. Ne 2 milionë e 400 mijë të tjerët nuk kemi punë me SPAK. Berisha, Rama, Meta, Veliaj, shpëtojnë po u mbyll SPAK. 

Andi Bushati: Ata janë njerëz që vendosin për të gjithë.

Pano Soko: SPAK ka bërë gjëra që nuk i kemi menduar.

Andi Bushati: Nuk e kisha menduar edhe unë që mund të pillej një monstër që të shkatërrojë demokracinë me këtë shpejtësi, që do të ringjallej Aranit Çela...

Pano Soko: Nuk besoj se do ta kapë njeri standardin e Dumanit, aq lart sa ka shkuar.

Andi Bushati: Kurrë mos e kaptë drejtësinë politike.

Pano Soko: Atëherë hajde mbajmë Ramën dhe e konsolidojmë dhe gjithë të tjerët, që sot janë në burg. Ai ka nisur rakinë ai djali. Tjetri i falet Zotit.

Andi Bushati: Duke u përdorur si vegël politike, ndikon te jeta ime dhe e jotja.

10 Komente

  1. B
    Bureto

    Andi Bushati (Kapo) është koncentrat ligësie. Vetëm varri në i bëftë derman, se në këtë botë atë e drejton vetëm urrejtja.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cubi

      No koment ky ka pjerdhur si babai i tij ideologjik.

      Përgjigjjuni
      1. a
        andi i persekutuari bllokut

        Do ta kishte zili sigurimi shtetit!!!pse nuk thua edhe babai jote kriminel...qe internonte njerzit bashke me saliun e hysniun,bej qef o maskara ne saj te dhjerokracise qe nuk ju mori e tu conte te hapnit kanalet ne myzeqe

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myten

          Histeria e Bushatit eshte shenje e mire se kesaj rrace po i iken pushteti. Inati i Bushatit u bëftë jete për SPAK o Zot!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arseni

            Bushat, qen i zgjebosur. Ta zhdukim SPAK-un thote. Bushati don te kthehemi perseri ne epoken e mosndeshkimit te korrupsionit dhe krimit te organizuar, ne epoken kur ky dhe shoket e tij te medias si pushtet i katert, ne bashkepunim me pushtetet e tjera te vjedhin Shqiperine. Shihni cfare argumenti perdor zagari. Meqenese korrupsioni eshte rritur ne keto vite, SPAK nuk ka qene efektiv prandaj te shkrihet. Ky kopuk, per e arritur qellimet e tij te mbapshta, deklaron se SPAK duhej te zhdukte korrupsionin dhe te rregullonte Shqiperine menjehere si me shkopin magjik. SPAK mund te kete edhe gabime, por me shume ka te mira dhe nje vendi te korruptuuar ne gen si vendi yne, i duhet patjeter nje shpate si SPAK per te goditur te korruptuarit qe jane me shumice, perndryshe do kthehemi ne epoken e gurit.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Grant, prs

              Bushati eshte thjeshte nje manipulator I rendomte! Mos u merrni me te! Se bashku me kushuririn Gim Nesho jane ne mbrojtje te se kaluares qe lidhet edhe me S. Berishen. Problemi I dyte eshte se qy Bushati Kapo eshte ne varesi me parane. Mirpo parat vijne nga Familja nongrata. Atehere ...kuptohet! I duhet te dali ne TV si I "pamvarur" qe te marre 10000 leke per 45 minuta si dhe pa's kesaj edhe ca para te tjeta, qe duken te pista! Dhe ...oastaj ne restorante apo lokale peshku apo speciale duke shitur pordhe. Lexojeni se si manipulon " kur te iki SPAK eshte dite feste per Shqiperine"! Ky analist I dyshimte I there se I kane ikur previlegjet e komunizmit ne bllok, flete ne emer te Zonjes se Rende : Shqiperi! Jo or Qafire SPAK nuk duhet te ik. Tashme politikane te larte hajdut, etj.jane ne kuadrate dhe process. Ata duhet te mbyllen. SPAK duhet te mbyllet pasi te kete mbaruar pune edhe .e ty e ca analiste qe jeni ....paguar me para te pista per te mbrojtur hajdutet dhe te korruptuarit e Politikes shqiptare, duke abuzuar me fisnikerine e Shqiptareve ( Jo turmave partiake apo popullit te 2 Marsit). Andi ti se njeh turpin dhe dinjitetin, prandaj vazhdo. Por qytetaret te njohin! Ke byth? Shko sot ne protesten e UCK! Por me sinqeritete! Jo si analiste komplotiste!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veri

                Po e tha kelyshi i bllokut enverist, i mllefosuri nga liria e shqiptareve dhe deshira e shumices se tyre per ndershkim te te pendershkushmeve kriminel politit te ketyre 35 viteve do te thote qe Spaku eshte ne rrugen e duhur, natyrisht nese nuk e shyejne doktori i gjyshit te Andit dhe nipi i Spiro Kolekes.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  drejtesi e munguar

                  Andi dhe gjithe andushet nuk ndajne mire gjerat.SPAK-u po perpiqet te coj para drejtesisata njerez qe jane te koruptuar e kriminele.Z.Andi prokuroria nuk eshte qe vendos drejtesine,eshte gjykataqe vendos.Ne gjyq prokurori e avokati jane te barasvlefshem dhe gjykata ndan gjerat.Perse duhet te mbrojme njerezit e koruptuar Z.Andi?Cilindo qe akuzon prokurori mund te mbrohet me avokat dhe te dale i pafajshem.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zeni

                    Nje cope analisti me vile dhe qe e dime te gjithe nga i vine parate . Babai i tij shpirteror po kryen porosite e gjyshit Hysni qe ja ka lene amanet nipin.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tatjana

                      Po orej po. Ashtu sic thote Bushati eshte. Do shpetone nje popull kur te mbyllet ky institucion fashist. Po behet proteste per luftetaret e UCK sot qe mbahen 5 vjet ne paraburgim. Te njejten gje bejne dhe keta SPAK. Imbajne me vite njerezit ne paraburgim, ka plot pa prova fare, denohen pastaj sepse noteret gjyqtar vulosin kerkesat e prokuroreve. Urgjent shteti te vendose institucione te forta kontrolli karshi tyre, te behet kallzim penal per ata prokurore e gjyqtare qe shkelqim ligjin dhe te drejtat e njeriut dhe dalengadale te mbyllet si prokurori mbi prokurorine.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje