VIDEO/ Plagosja me armë zjarri tek mbikalimi i Domjes, policia jep detaje: Koflikti i çastit

16 Tetor 2025, 15:12Kronika TEMA
VIDEO/ Plagosja me armë zjarri tek mbikalimi i Domjes, policia jep detaje:

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sot te mbikalimi i Domjes, ku gjatë një konflikti për motive dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.

Blutë e kryeqytetit njoftojnë se i plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, mësohet se është dëmtuar me sende të forta edhe Grisjan Latifaj, rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Spitali mos ti pranoj per kurim kaq

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje