Tjetër rast i fotografimit të votës, arrestohet 30-vjeçari në Këlcyrë

11 Maj 2025, 16:57Kronika TEMA
Tjetër rast i fotografimit të votës, arrestohet 30-vjeçari

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën.

Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në Elbasan, këtë herë është vënë në pranga një 30-vjeçar nga Këlcyra.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit".

Ky shtetas  rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, njofton policia e Gjirokastrës.

Lini një Përgjigje