Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon (Rrumi i Shijakut), i njohur edhe si Pëllumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit. SPAK kishte kërkuar 3 vite heqje lirie, por gjykata e dënoi fillimisht me 1 vit e 3 muaj burg, duke iu ulur një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Sipas hetimeve, Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.
Emri i Aleksandër Lahos është përmendur edhe më parë në kronikën kriminale. Ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, ndërsa hetimet zbuluan një video ku ai komunikonte me një zyrtar të Avokaturës së Shtetit për rastin korruptiv. Kërçuku është dënuar me 2 vite burg për të njëjtën çështje.
“Rrumi” vijon në ende të jetë në kërkim ndërsa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas atentatit në Shqipëri në vitin 2019 nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekesore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, duke i gjymtuar edhe një këmbë.
Shume e keni denuar.
Me nje fjale rrumi del sonte,kujtova se ishin 10 vjet. Rrumi do te filloj po te njejten pune por tani ai qe nuk i bindet urdherit tij e ekzekuton. Rrofte rrumi se keta rruma bjne shtet
Pse s'e nxorret te pafajshem, t'i paguanit dhe demshperblim per prishje te imazhit?! Ca tallni trapin qe i denoni kaq pak keta kriminelet? Nje xhepist denohet mbi 1 vit burg per 100 Euro qe vjedh ne autobus, ky ka vjedh te pakten 5 milion euro me kete pune dhe denohet me 10 muaj.
nuk behet ai vend dhe e dini pse , u bene te gjithe loket e shpellave, prokurore, notere, avokate, seksere kane zene ç'do gje ne postet me te larta. ku duan tja dine ata per ligj e drejtesi, dhe po ju fole pak rende, ta kthejne " je ne xhak me mue, po nuk me ........."
Ke te drejte, por mendimi im nje mute jane te gjithe... si shpellaret po e po, por dhe jugoret nuk jane te paket qe kane bere krime dhe jane korruptuar...
Ke te drejte, por mendimi im nje mute jane te gjithe... si shpellaret po e po, por dhe jugoret nuk jane te paket qe kane bere krime dhe jane korruptuar...
Ky lloj dënimi është me tall bythën...