Brunilda Gjoni, motra e Asim Gjonit, i cili u masakrua me thikë nga babai i tij, nga shtrati i spitalit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.
Brunilda Gjoni, e cila konsiderohet edhe si mollë sherri mes baba e bir pasi sipas familjarëve donte t’i merrte pronat të atit, Hekuran Gjoni, ka treguar se Asimi i ka thyer 4 brinjë mbrëmjen që ndodhi krimi.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, ajo rrëfeu se është braktisur nga familja pas ngjarjes.
Ajo tregoi se është divoruar nga bashkëshorti i parë, ndërsa jetonte në Gjermani me burrin e dytë. Por theksoi se për shkak se ishte e papunë ishte rikthyer në Shqipëri për të qëndruar 2 muaj.
Sipas Brunidës, i ati i kishte kërkuar që të qëndronte tek shtëpia e tij dhe jo me qira, mqs ishte vetëm.
Pjesë nga intervista:
S’të ka vizituar asnjë familjar?
Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je?
As mamja?
Jo askush, nuk u kam bërë asgjë
Çfarë lëndimesh ke?
Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.
E kanë ekzaminuar mjekët?
Po
Ishit prezent në ngjarje?
Po, aty isha?
Sa kohë jetonit te babai?
Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk ka qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai
Pse u ktheve?
U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot
Je e divorcuar?
Jam në martesë. Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot.
Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babi.
Ju u kthyer me fëmijët?
Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë. Punoja pjatalarëse në një restorant.
Do shkonit sërish në Gjermani?
Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova
Babi jetonte më vëllain?
Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai.
Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete.
Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për ti ngacmuar.
Sa larg janë banesat?
Vetëm një mur i ndan
Atë natë erdhi vetëm?
Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja sdo të vinte tek babai.
Babai kishte te drejte qe donte tja linte vajzes pjesen e shtepise ku jetonte vete. Por Ai bastardi e donte per vehte pas vdekjes se prinderve. Ky eshte mentaliteti mesjetar i shqiptareve qe e trajton femren si send dhe jo si qenie njerezore. Po ku duhet te jetoje vajza more shpellare anadollake ne rastin konkret kur eshte endare nga burri? Pse vetem meshkujt kane te drejte trashigimije tek shtepija prinderve, aq me shume qe e gjithe shtepija eshte ne emrin e prinderve. E deshi te gjithen per vehte Ai bastadi.
Mese e drejte.... por gjithsesi fatekqesi - fatekqesi - fatekqesi per secilin pjestare te families.... ju dhjefsha ne Token e Xanun ! qe mori jeten e nje te riu 41 vjecare, tani femijet jetim, gruaja jetim, edhe gruaja e plakut pa plakun se ai ne Burg !
Mese e drejte.... por gjithsesi fatekqesi - fatekqesi - fatekqesi per secilin pjestare te families.... ju dhjefsha ne Token e Xanun ! qe mori jeten e nje te riu 41 vjecare, tani femijet jetim, gruaja jetim, edhe gruaja e plakut pa plakun se ai ne Burg !
Surrat mostre,del edhe ekraneve,njeri pa zemer,pa dashuri,turp kush mbeshtet kete ngaterrestare