Dyshohej se u vetëvra, del përgjigja e autopsisë: 13-vjeçarja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj

5 Shkurt 2025, 17:26Kronika TEMA
Dyshohej se u vetëvra, del përgjigja e autopsisë:

Ka dalë autopsia e 13-vjeçares me origjinë shqiptare Aurora Tila, e cila ka vdekur në Piacenzca të Italisë më 25 tetor të vitit 2024, ku u dyshua se kishte kryerë vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca.

Mediat italiane bëjnë me dije se në përgjigjen e autopsisë, e mitura mendohet të jetë shtyrë, pasi në kafkën e saj ka pasur lëndime.

Ndërsa mjeku i saj, Giovanni Cechetto është shprehur se plagët që Aurora ka marrë nuk përputhen me një vetëvrasje.

“Lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen”, është hipoteza e ngritur nga mjeku ligjor Giovanni Cechetto.

I dyshuari i varsjes së 13-vjeçares dyshohet të jetë ish i dashuri i saj 15 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për vrasje me dashje.

Ky dyshim është përforcuar edhe nga përgjigja e autopsisë, që konfirmon se e mitura është shtyrë nga vetë ai.

Dëshmitarët e ngjarjes janë shprehur se Aurora ishte munduar të mbahej në parmakët e dritares për të shpëtuar, por 15-vjeçari e ka goditur në duart e saj, duke bërë që ajo të rrëzohej dhe të humbte jetën.

1 Komente

  1. E
    Emigrant

    Te jem prind i kesaj vajze derman si le atij cuni gjeri sa ta qeroj nga kjo bot Bastardi qenit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje