Dy të mitur largohen nga qendra pritëse e viktimave të trafikimit në Tiranë

5 Shkurt 2025, 16:30Kronika TEMA
Dy të mitur largohen nga qendra pritëse e viktimave të trafikimit

Dy të mitur janë larguar nga qendra e pritjes së viktimave të trafikimit në kryeqytet. 

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se 2 shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër.

Policia e Tiranës informoi sot (5 Shkurt) duke konfirmuar lajmin, se “po punohet për gjetjen e tyre”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje