Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një e moshuar është djegur në banesën e saj.
Shtëpia ku jetonte e moshuara, në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh, është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi, por pa mundur dot te evitonte tragjedinë.
Viktima me iniciale H.Ç, rreth 75-vjeçe, mësohet se ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme, ndësa fëmijët i kishte në emigracion.
Lini një Përgjigje