Tragjike në Itali: Shuhet familja shqiptare me katër persona, u helmuan nga shpërthimi i gazit në shtëpi

5 Shkurt 2026, 07:45Kronika TEMA
Tragjike në Itali: Shuhet familja shqiptare me katër persona, u

Katër anëtarë të një familje që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një familje e tërë u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga një shpërthimi i monoksidit të karbonit.

Sipas raportimeve të autoriteteve po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen. Viktimat janë një baba 48-vjeçar, një nënë 43-vjeçare dhe dy fëmijë, të moshës 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.

Vëllai i 48-vjeçarit, iu cili shkoi për t’i kontrolluar pasi asnjë nuk po përgjigjej, u transportua në Spitalin Cisanello në Piza në gjendje kritike.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpi, ata njoftuan se ishin katër viktima dhe një person në gjendje kritike. Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.

“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”, shkruan Tgcom24. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.

Për momentin, autoritetet nuk kanë publikuar informacion në lidhje me moshat e viktimave dhe shkaqet e saktë të helmimit, megjithatë, incidenti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet monoksidi i karbonit.

 

2 Komente

  1. F
    Fatekeqesi ndodhe edhe here tetjera.

    Ngsuhellime gjyna qofshin shqiptare apo te huja te tjeter... Gazi eshte shume i rrezikshem, nje difekt i vogel , sjedhe vdekjen ! Korrenti apo ngrohja me nafte apo me ngrohje nentoke...me e sigurte ..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje