Tragjike në Tiranë! Bie zjarr në banesë, humb jetën i moshuari

19 Janar 2025, 22:05Kronika TEMA
Tragjike në Tiranë! Bie zjarr në banesë, humb jetën i

Një 75-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.Policia bën me dije se rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

1 Komente

  1. V
    Vrana

    Mund te jete zjarr i qellimshem. Kriminelet e ndertimit jane te pa shpirt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje