Aksident i rëndë në Durrës, makina me dy minorenë brenda përfundon në kanal

19 Janar 2025, 18:50Kronika TEMA

Aksident i rëndë në Durrës, makina me dy minorenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së Dielës në Durrës. Siç raporton gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi, dy mjete tip “Volkswagen Golf” u përplasën ‘kokë më kokë’. Nga goditja, njëri prej mjeteve përfundoi në kanal, ku ndodheshin edhe dy minorenë.

Fatmirësisht, nuk pati viktima, ndërsa të gjithë të përfshirët janë transportuar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një Përgjigje