Përndoqi një qytetare, arrestohet 37-vjeçari në Kamëz! Tentoi t'i arratisej policisë dhe u hodh nga një lartësi

19 Janar 2025, 14:56Kronika TEMA
Përndoqi një qytetare, arrestohet 37-vjeçari në

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme.

Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme.

Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar.

Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia.

Lini një Përgjigje