Strukturat e Policisë Vendore në Gjirokastër në bashkëpunim me Forcat Operacionale të mbërritura nga Tirana po zhvillojnë një operacion në Gjirokastër për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike.
Përgjatë aksionit policia ka kontrolluar një sërë banesash si dhe ka shoqëruar deri tani 9 persona të dyshuar për shpërndarjen e dozave të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, hetimet për këtë grup kishin nisur prej disa muajsh, dhe operacioni konsiderohet një sukses në luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në zonë.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme të grupit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të individëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Lini një Përgjigje