Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, reagoi këtë të shtunë pas polemikave dhe informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në portale në lidhje me një rast tragjik, ku një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës ra nga një lartësi e një pallati.
Fatmirësisht, ai i shpëtoi vdekjes dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në reagimin e tij, ministri theksoi se nuk ka prova që ndonjë punonjës policie ka tentuar të vrasë veten për shkak të presionit për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.
Sipas ministrit Hoxha rasti në fjalë është i qartë dhe i dokumentuar duke i cilësuar polemikat për këtë ngjarje si një furtunë në gotë.
Reagim i plotë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha
“Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.
Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.
Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).
Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.
Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.
Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…
Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë
“Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”.
Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet”✌️
Ku është reagimi këtu?? Kur nuk thua asgjë!! Ai ishte present polici ne fjalë ne arrestin e djalit të atij që nuk ja thoni dot as emrin apo jo? A ishte i paligjshëm arresti? Etj këto janë interes publik jo pallavrat. Tani të paktën e qepi dhe Saliu nuk foli fare që ka digjitalin imagjinar për çdo gjë Këtu mirë që s'ka shtet po s'ka as opozitë
Heshtja e Institucioneve Shteterore, me shume se 2-mujore per vrasjen e Martin Canit, eshte vrasje per se dyti e tij, e si e tille, eshte Vrasje Shteterore. ----- Pas Vendimit te Gjykates se Strasburgu,t ne date 14 Nentor 2023, per 4 vrasjet e 21 Janarit 2011, eshte e domosdoshme qe data 21 Janar te behet Simbol Kombetar i Manifestimeve e Protestave kunder Vrasjeve, Dhunes dhe Heshtjes Shteterore. ----- Prinderit e Martin Canit, mbeshtetesit e tyre e jo vetem ata, por e gjithe shoqeria shqiptare, kane rastin qe diten e marte, date 21 Janar, ne Bulevardin 'Deshmoret e Kombit' - para Kryeministrise e Zyrave te Parlamentit, t'u bashkohen Homazheve te familjareve te 4 te vrareve e te behen nismetare te "DITA KOMBETARE PER SHTETIN LIGJOR - NDAL HESHTJES SHTETERORE PER VRASJET DHE DHUNEN!". Ky Manifestim qytetar nga Bulevardi 'Deshmoret e Kombit' te vijoje si procesion te ndertesat e Prokurorise e Gjykates se rrethit Tirane, te ndertesa e SPAK-GJKKO, te Ministria e Drejtesise, te Kuvendi i Shqiperise, per t'u konkluduar perseri ne Bulevardin 'Deshmoret e Kombit'.
Te pakten mos u bej qesharak o z Minister.,, pak.. sadopak integritet… nje jete kemi dhe duhet jetuar me nder…
Ore Minister,jam nje qytetar i Tiranes,nga eksperienca ime me policine : ne tre raste kam denoncuar vjedhje dhe tentative per vjedhje ( rasti i fundit para nje muaji ) dhe policia juaj nuk ka bere asgje bile as nuk e ka regjistruar asnjerin rast.Te rrofte karrikja ty dhe reformat qe ju pretendoni.
"JA PRA QE NUK KA PATUR KRISMA!"... e njejta SKEME "HETIMESH" si ne rastin e Dosjes 'Xibraka' ----- Oficeri i Policise Rrugore z. Azbi Spahiu, prej 3 ditesh ne lufte per jeten, ne Spitalin e Traumes (demtime te renda ne shtyllen kurrizore), me "ndihmen" e "verifikimin" nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!), VEPRIMIN E PARE DHE KRYESOR SHTYLLE KURRIZORE TE DEMTUAR RENDE, PASKA PATUR SQARIMIN ... ME SHKRIM(?!) se nuk ka "...asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.", dhe ASPAK sqarimin e SHKAQEVE te "FLUTURIMIT" te tij nga KATI 11 i nje PALLATI ne te cilin nuk eshte banues (?!) ----- dhe per kete, Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!) deklaron qe: "Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes." ----- Duke qene se eshte vene ne levizje VETEM DHE VETEM kjo Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!), te shkretit Policit Azbi Spahiu, me karriere 35 vjecare, po i "verifikohet" INTEGRITETI MORAL E PROFESIONAL(?!), pra AS PER TENTATIVE VETEVRASJEJE (NUK KA PREZENCE TE NJE PROKURORI ?!).
Hahaha ministri thjeshte paska bere deklarate kunder Tik Llapajt. Do jene keq punet me sondazhet
Po fushatë për zgjedhje o ministër?!
Fakti qe per kete rast nuk foli e akuzoi Berisha , hedh plotsisht poshte prononcimin e ministrit. Jeni nenshtruar para oligarkise zoti minister, dhe ashtu sic po u imponohet e po u merr jeten njerezve te thjeshte apo policeve qe bejne detyren, nuk do te jete e larget dita qe do ua bejne edhe ju, qe po ktheheni ne kukulla te oligarkeve.
Eksod . Thirri ? !