Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes dhe të shtunës, ku një 60-vjeçar, shtetasi Nusret Xhoka nga Dibra sapo ka zbritur nga kamioni, është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë (fadrom) dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin e fadromës, një 63-vjeçar nga Prishtina, shtetasin Rrahman Sllamniku, për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.
Prandj ska pune ne Shqiperi se ato i kane marre te hujt, Bangladeshasit, Turqit e Kosovaret qe nuk merren vesh ne shqip.....lol = Ngushellime familjes!
kishtet e sigurise ne kantiere zero ,kushtet e sigurise gjate ndertimit te godinave zero ,as nje litar ti lidhin skane ne rast se humbin ekuilibrin....punetoret punojne pa uniforma kantieri ne pune ,pa dorashka pa kaska mbrojtese asgje prej gjeje .oligarket e karit .Mane,kastrati,naçi,ismailaj,ulaj,geci,salillari e gjithe te tjeret JU QIFSHA ROPT o minj......