Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit këtë të premte pasdite, rreth orës 18:35, ku një grua 30-vjeçare e identifikuar si Lavia Gjata, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në zonën e Moravës ku makina e tipit “BMW” që po drejtohej nga një 25-vjeçar përplasi gruan me fëmijën e saj.
Makina po lëvizte me 60 km/orë kur ka përplasur 30-vjeçaren e cila kishte në krah fëmijën e saj 2-vjeçar ndërkohë këtë skenë të tmerrshme e ka parë dhe bashkëshorti i saj i cili po e priste nga krahu tjetër i rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.
“Shtetasi A. Tafa., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen Lavia Gjata, 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja Lavia Gjata, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën”, njofton policia.
“25-vjeçari A.Tafa. është shoqëruar për hetime, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Beratit.
..nuk perjashtojet shpejtesia apo gjithshka tjeter qe con ne aksident te tille, por ajo rruge eshte ndertuar e "re" mbi rrugen e vjeter, as shkurtuar rruga as zgjeruar, se kshu i bajne punet shteti hajdut i Analisbanistanitnistanit i Berishes dhe e Mortjes Rama sot.... = Nje tren....do mjaftonte, por nuk ka tren ne Kryeqytetin e Shqiperise e me jo gjetke...LOL iI vetmi vend ne bote qe kryeqyteti nuk ka tren, qe treni nuk te con ne aeroport..quhet Albanistan qe ja kalon edhe Gjermanise nga ekonomia e bukuria etj....lol
Ngushullime atij. Por si përherë, kam insistuar që jo çdo idioti i duhet dhënë patenta. Por e di shteti më mirë besoj.