Akuzohet për abuzime me tenderat, arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Memaliaj

17 Janar 2025, 14:31Kronika TEMA
Akuzohet për abuzime me tenderat, arrestohet ish-kryetari i komisionit

Një ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. 

Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë. 

"Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi'', njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje