VIDEO/ Qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit me një shtetas, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz

17 Janar 2025, 13:10Kronika TEMA
VIDEO/ Qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit me

Një 27 vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me një shtetas.

Raportohet se 27-vjeçari është me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.

Gjatë kontrolleve në banesën e të riut blutë sekuestruan armë zjarri pistoletë, me municion luftarak.  

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besëlidhja”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Moment”, për kapjen e tij. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. N
    Nua rroki

    Rraseni ne burg kamikazin e non grates dhe qijani fisin mire

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje