U kap duke vjedhur dhe tentoi të godiste një efektiv policie, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

16 Janar 2025, 16:58Kronika TEMA
U kap duke vjedhur dhe tentoi të godiste një efektiv policie,

Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për vjedhje në zonën e 'Pino Torinese'.

Sipas mediave italiane mësohet se gjatë aksionit të karabinierëve, shqiptari tentoi të arratisej dhe të godiste një nga efektivët, i cili mori disa dëmtime në pjesën e gjymtyrëve. 

Ndërkohë, bashëpunëtorët e shqiptarit arritën të largoheshin nga vendi. Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën 3 persona të tjerë, që mundën të iknin në këmbë dhe të humbisnin gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës. 

Gjatë operacionit, në bordin e makinës u gjetën mjete për vjedhje dhe sende të çmuara, sende të vjedhura nga një grabitje e fundit. Karabinierit po vijojnë me kërkimet edhe në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje