Ademir Fresku, këngëtari i cili u plagos pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.
Ai u shpreh se e njihte autorin ndërsa ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj në lidhje me autorin.
Fresku ka rrëfyer se i ka kërkuar autorit të mos shkojë më në lokalin e tij, gjë që ka çuar edhe në ngjarjen e rëndë.
“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti. Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë.
E kam takuar 3-4 herë. I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim.
Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re.
Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”, tha ai.
Ti thuaj ca te duash por ajo lloj rrace do te ta vere fajin ty se i ke fol keq, nuk ke respektu ca rregulla zakoni etj. Behu gati ta mbash me buke ne burg.
Edhe ti o rrote kari gjete vend te kendosh mes talebanve e moterqimve shkodrane. Ik o kar sa me shpejt se heren tjeter do te te fusin karin e ske per ndjere prap asgja