Nën hetim për korrupsion - Pezullohet nga detyra kreu i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho

16 Janar 2025, 11:17Kronika TEMA
Nën hetim për korrupsion - Pezullohet nga detyra kreu i

Pezullohet nga detyra kreu i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho, i cili është nën hetim për korrupsion.

Prokuroria e Posaçme njofton se nga procedurat hetimore ka rezultuar se Llaho dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024* për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...cudi shteti po ndeshkon shtetin, ne albanistan...lol shif fytyren ene Gucci canten nen sqetulll...lo

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kta kan krejt Vila dhe lekun e Pa far

      Na habite me ket lajm ne Shqipri jan krejt si ky pallosh Groshe Shqiprija don dhe 50 vjet per mu ba pak ma mir

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Saranda gjithmone ka qene problematike ne te gjitha fushat. Nje vend ku te gjitha krimet anashkalohen fale njohjeve me njeri-tjetrin por dhe interesit reciprok per kontrabande,vjedhje ne sezonin turistik ku plackiten te gjithe nga kodra deri ne Ksamil dhe policia nuk i kap. Me ka ndodhur mua vite me pare kjo gje. Duket sikur punojne por bashkepunojne midis tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje