Goditi për vdekje me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë, ky është autori Isuf Hasa

16 Janar 2025, 09:30Kronika TEMA
Goditi për vdekje me çekiç fqinjin dhe i vodhi paratë,

Xhemal Meta që u gjet i pajetë tre ditë më parë në fshatin Shëngjin i Vogël në Qafë Mollë, rezulton të jetë vrarë nga fqinji i tij.

81-vjeçari u gjet pa shenja jete mëngjesin e 13 janarit në oborrin e banesës në periferi të Tiranës, i goditur me sende të forta në pjesën e pasme të kokës.

Pas hetimeve për ngjarjen, policia doli në përfundimin se ai u vra me çekiç për motive të dobëta e më pas u grabit nga fqinji tij, Isuf Hasa, 64 vjeç.

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjeç, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimën i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është largua”, tha policia.

Policia deklaroi se nga kontrollet e ushtruara në disa banesa të autorit dhe familjarëve te tij, u gjetën 200.00 mijë lekë të rinj, ndërsa çekiçin e kishte fshehur në banesën e vajzës së tij në Vorë.

Lidhur me ngjarjen u morën sot në pyetje 20 banorë të fshatit në policinë e Tiranës.

81-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, ndërsa familjarët e tij jetojnë në kryeqytet. Këta të fundit kanë deklaruar se i moshuari nuk kishte konflikte me askënd.

Autori i ngjarjes është arrestuar dhe çështja është regjistruar si vrasje me paramendim.

 

2 Komente

  1. k
    k

    Shyqyr, se u shqetësuam shumë ,ngaqë ka 3 ditë që nuk po vriteshe njeri.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      LOL, fkckin'hilarious...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje