Një student është gjetur i pajetë këtë mëngjes në konviktin e shkollës ortodokse në Gjirokastër.
21-vjeçari u gjet pa shenja jete nga shokët e tij.
Paraprakisht, raportohet se i riu ka vdekur në gjumë, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, njofton policia.
Mësohet se i ndjeri nga Myzeqeja, ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash, Durrës.
Ai ishte student i Fakultetit të Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës dhe kishte ardhur në Gjirokastër për një vizitë në vendin ku kishte përfunduar shkollën e mesme për tu takuar me shokët e tij.
Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa trupi i të riut është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.
Po ceshte ky nxenes 23 vjecar i shkolles se mesme ?
E mbushet shqiperin me shkolla fetare o ndyresira
Qofsh i parajses, O BIR! Jetimi i shkrete s'ka fat????????
Sa tragjike, femije i askujt! Jet e poshter!