DETAJE: I riu u gjet i vdekur në tualetin e konviktit të shkollës në Gjirokastër, dyshohet se u vetëvra

16 Janar 2025, 11:44Kronika TEMA
DETAJE: I riu u gjet i vdekur në tualetin e konviktit të shkollës

Simon Shollai 21 vjeç, i cili u gjet këtë mëngjes i pajetë, është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ku kishte përfunduar më parë studimet.

Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se këtë mëngjes ai është gjetur i pajetë nga shokët, ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidepresantë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh.

Pak minuta më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, bën me dije policia.

2 Komente

  1. A
    Arben HAJDUT Ahmetaj RREZIK GLOBAL

    U PREHSH nē PAQE dhe NGUSHËLLIME FAMILJARËVE të DJALIT !! VDEKSHIN BANDAT. KRIMINALE tē : PD , PS dhe LESHeLISË , ( LSI ) , ( PL ) , qē e morën mē QAFĒ POPULLIN SHQIPTAR !!! ENVER HOXHA i LAVDISHĒM e la SHQIPËRINĒ me 2 MILION e 500 MIJÉ SHQIPTARÉ nga 1 MUAJSH - deri né 30 VJEÇ !! Né krahasim me çdo vend té BOTÈS , ishim té PARÈT në BOTÈ pèr té RINJÉ dhe té REJA , kurse SOT. UNIVERSITET janè BOSH , SHKOLLA. Të ZBRAZURA , SHKOLLA tè MBYLLURA në BERAT , FIER , VLORË , SHKODÉR , LEZHË , BUREL , GJIROKASTÈR !!! SHQIPÈRINĒ e mori LUMI nga BANDAT KRIMJNALE të PD , PS dhe LESHELJSË !!! ME kéto RITME deri në VITIN 2040 SHQIPÈRIA do mbetet me 350 MIJÉ BANORÈ , edhe kéta NUK do tē jenë PLOTËSISHT. AUTOKTONË siç e la ENVER HOXHA i LAVDISHĒM !!! SHQIPËRIA nē RREZIK !! SHQIPËRIA nē RREZIK nga KORRUPSIONI , EKONOMIA e BRISHTĒ e FAMILJEVE SHQIPTARE , HAJDUTËRIA , PA NGOPËSIA , BABËZIA e POLITIKANÉVE KRIMINELË të këtyre 34 viteve PLAÇKITJE dhe KORRUPSION i ARMIKUT të BRENDSHĒM të POPULLIT SHQIPTAR !!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arban Ahmetaj

      Fisqire

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje