I dënuar me 13 vite për trafik droge, kapet në Muriqan 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

16 Janar 2025, 13:00Kronika TEMA
I dënuar me 13 vite për trafik droge, kapet në Muriqan

Një turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar teksa po tentonte të futej në Shqipëri përmes piskës së kalimit kufitar në Muriqan.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Azat Oncel, i dënuar nga autoritetet turke për trafik droge.

Oncel rezulton i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg, ndërsa i ka mbetur edhe 10 vjet e 20 ditë për të shlyer nga dënimi. 

“Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk,  i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet turke, për  trafikim të lëndëve narkotike,  kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:    

Azat Oncel, 34 vjeç, banues në Turqi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje