Gjendet i vdekur në mes të rrugës një person në Tiranë

16 Janar 2025, 16:47Kronika TEMA
Gjendet i vdekur në mes të rrugës një person në

Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, i moshuari po lëvizte me biçikletë dhe mendohet se i ka rënë infrakt.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia e Tiranës e cila informon se me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete shtetasi L.B, rreth 75 vjeç.

“Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.

Lini një Përgjigje