Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani: Nuk shkrepi arma, e vrau Besmir Xhixha!

16 Janar 2025, 17:36Kronika TEMA
Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani: Nuk shkrepi arma, e vrau

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar sot (16 Janar) në GJKKO për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të ish-mikut e ish-bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm Talo Çela.

I penduari rrëfeu në procesin ku po dëshmon për ngjarjet kriminale që u hetuan nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, se në krim mori pjesë me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën.

Dumani dëshmoi se diçka nuk shkoi me armën e tij dhe nuk qëlloi, ndonëse kishte në fakt dy armë.

“Kisha dy armë. Njërën e kisha për ta përdorur në vrasjen e Bujar Çelës, tjetrën e mbaja si zakonisht për vetëmbrojtje dhe nuk e përdorja në ngjarje.

Tentova ta qëlloj Bujarin, por arma nuk më shkrepi. I thashë Xhixhës të qëllonte se nuk po më shkrepte. Nuk e përdora armën e dytë, sepse nuk doja ta bëja pis” ka thënë Dumani.

1 Komente

  1. S
    Shqiponjat me dy koka !

    Panavaresisht krimeve qe kane bere dhe qe do te denohen te gjithe ata qe kane bere krime... Me pershtypje te ben shoqeria qe kane patur me njeri-tjetrin dhe tradhetine qe kane perdorur kundra njeri-tjetrit ..... ja e leme menjehane rastin qe keta po gjykohen si kriminele.... Vetem shoqeria ndermjete tyre nje vyrtyte i shqiptarizmit ne shekuj.... shoqeri- vellazeri- dhe ne fund tradheti me vdekje kundra njeri tjetrit...dhe ne fund disa ne dhe duke u tretur dhe disa ne Burg te perjetshem....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje