Shpërthimi i digës në Bunec dhe përmbytja e disa banesave, procedohet administratori

17 Janar 2025, 13:41Kronika TEMA
Shpërthimi i digës në Bunec dhe përmbytja e disa banesave,

Administratori i kompanisë së ujëmbledhësit në HEC Sasaj në Bunec të Himarës, Vangjel Ngjelo është proceduar pas shembjes së Digës.

Procedimi ndaj 68 vjeçarit ka nisur për veprën penale të shkatërrimit të pronës.

Kujtojmë se një ditë më parë, rreth orës 12:30 të mesditës uji vërshoi në zonën e Bunecit, si pasojë e çarjes së digës.

Nga vërshimi i ujërave ditën e djeshme (16 Janar), u bllokua rruga Himarë-Sarandë dhe gjithashtu u përmbytën biznese dhe banesa në zonë, duke shkaktuar dëme të shumta ekonomike dhe materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec””, njoftoi policia. 

 

5 Komente

  1. N
    Në litar

    Proçeeeduuuaaar! Në kohën e Enverit do të ishte varur në litar.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Ziu

      Shkaterrimi phones ndodh kur behet me dashje...nuk besoj se ky e ka bere me dashje....per mua faji eshte ke zbatimi ose mirembajtja. Aty cedon puna.

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi e munguar

        Administratori eshte bira e fundit ta kavallit.Policia dhe prokuroria te gjejne shkaqet teknike te carjes se diges,ndertuesit,projektuesit dhe ata qe kane dhene lejen e shfrytezimit.Pa lene menjane edhe pronaret.

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIR

          Nga fotot e publikuara,diga paraqitet nje strukture skandaloze,nje strukture betoni e ngritur mbi inerte ,pa bazament ose themele. Ndertime te tilla jane shume te rrezikeshme dhe per kete kane procedura te hollesishme deri ne marjen e lejes dhe zbatimit te saj.Pergjegjesit ketu fillojne nga projektuesit, licensuesit,ndertuesit,supervizoret,kolaudatoret dhe Administratori.I gjithe ky zinxhir njerezish duhet te vihet para pergjegjesise dhe te paguaje te gjithe demet e shkaktuara nga carja apo shkaterrimi i diges.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Rrine ne kafe gjithe diten, nuk kontrollojne dhe administrojne asgje, ndaj edhe shume investime me perpara prishen se vihen ne perdorim.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje