Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për Isuf Hasën, i cili akuzohet për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në fshatin Qafëmollë në Tiranë.
Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhet e gjithë dinamika e këtij krimi makabër.
Hasa ka deklaruar se kanë qenë miq dhe fqinj me viktimën, me të cilin ditën e ngjarjes në orët e para të mëngjesit kanë qenë duke pirë kafe dhe raki në banesën e tij.
Autori i dyshuar tregon se ka shkuar në banesën e tij rreth orës 06:00 dhe çekiçin me të cilin ka kryer krimin, e ka gjetur në ambientet e jashtme të banesës së viktimës, dhe e kam marrë dhe fshehur në xhup.
Pasi kanë pirë kafe bashkë dhe kanë dalë nga banesa për t’u nisur drejt kryeqytetit, ku viktima do takonte familjarët dhe po ashtu edhe autori do takonte vajzat e tij, ky i fundit e ka goditur pas koke me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.
Menjëherë më pas ai i ka marrë edhe portofolin, dhe duke e fshehur çekiçin në xhup, është nisur për Tiranë.
Fillimisht ai ka ndaluar tek banesa e njërës prej vajzave, ku i ka dhënë dhe një shumë parash nga ato që i kishte vjedhur viktimës, 2 milionë lekë të vjetra në total. Më pas ka shkuar te vajza tjetër në Vorë, aty ku ka fshehur një pjesë tjetër parash dhe ka fjetur.
Vajza e parë deklaron se ishte konfuze për paratë që i ati i dha, teksa e kishte pyetur se ku i kishte gjetur. Ai i kishte thënë që kredinë që kishte pasur pak kohë më parë, shuma i kishte shkuar në 5 milionë lekë të vjetra, dhe këto para ishin si rezultat i një kredie tjetër që kishte marrë, që sipas tij do ta përdorte për të shlyer të parën. Ai i kishte kërkuar asaj që çdo muaj t’i jepte nga këto para 150 mijë lekë të vjetra që të paguante këstin e kredisë.
Por vajza ka deklaruar më pas në polici se kishte dyshuar nga mënyra sesi i ati i tregonte versionin dhe më pas e kishte pyetur nëse ishte ai që kishte vrarë fqinjin, gjë të cilin babai ia kishte pohuar.
Pasi policia kishte marrë autorin e dyshuar për të dëshmuar në polici, ajo kishte kontaktuar motrën dhe i kishte thënë që të shikonte në shtëpi se aty kishte para të tjera.
Nga ana tjetër autori i dyshuar ka treguar se krimin e ka kryer sepse kishte mllef ndaj viktimës, pasi sipas tij ai i thoshte: S’je burrë, rri në punë 4 ditë pa ardhur në shtëpi, ku e di ti se çfarë bën gruaja jote kur t’i nuk je në shtëpi?!
Ky justifikim perdoret nga kriminelet per te marre denim sa me te ulet dhe nuk duhet pranuar nga prokuroria dhe gjykatat vetem nqs ka deshmimtar apo dicka qe e ka rekorduar fyerjen. Perse shkonte per kafe e raki tek viktima kur sipas ketij e fyente shpesh? Aq me teper, femijet familjare te ketij plaku ishin te larguar dhe punonin vete, ndaj sikur krejt pa kripe kjo lloj fyerje qe pretendon vrasesi.
Do Zoti Gjykata Prokuroria i jepe denimin Burg perjete.... se asnje gje nuk e justifikon edhe nese eshte sic thote ky krimineli vrases.... Qe ne koherat e vjetra Tradhetia fatekeqesisht edhe ne raste miqesia eshte perdorur dhe perdoret ! Normale shqiptaret jane mbajtur njerez te Beses dhe te fjales..... por ja qe kjo ka humbur fare ne shqiptarizmin qe shpeshe e lavderojme kure ndegjojme ndonje Histori te mire !

Njeri I pabese, hajdut dhe kriminel I peshtire. Duhet hetuar dhe per krime te tjera, deri sa e vrave shokun me gjakftohtesi, ne shtepine e vet, mund te kesh vrare dhe me pare.