U aksidentua bashkë me dy shokë të saj, 13-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pas 6 ditësh në koma!

17 Janar 2025, 19:38Kronika TEMA
U aksidentua bashkë me dy shokë të saj, 13-vjeçarja

Ka ndërruar jetë gjashtë ditë pasi ndodhej në koma 13-vjeçarja shqiptare në Itali, e cila u përshi në një aksident tragjik me makinë me disa të rinj të tjerë.

Sipas mediave italiane, 13-vjeçarja Jennifer (Xheni) Alcani, u aksidentua mbrëmjen e 10 janarit në zonën e Abbadia Lariana. Lëndimet e marra në përplasjen që ndodhi në orën 5 të mëngjesit pak para hyrjes në Rrugën Shtetërore 36, drejt Lecco-s, ishin shumë të rënda dhe ajo nuk mundi t’i mbijetojë.

Atë natë ajo ishte në një automjet tip BMË që drejtohej nga një shok 22-vjeçar. Në sediljen pranë të riut ishte një 19-vjeçar nga Malgrate dhe e ulur pas, 13-vjeçarja.

Duket se ata e kishin kaluar mbrëmjen së bashku dhe po sillnin të miturën në shtëpi. Por, përgjatë rrugës për ka ndodhur një përplasje e cila më pas ka rezultuar fatale për vogëlushen.

Karabinierët dhe policia rrugore po vijojnë hetimet e nisura pas aksidentit, por duket se makina ka qenë duke ecur me shpejtësi tejet të lartë, në një rrugë me shpejtësi 50 km në orë.

Qarkullimi më një shpejtësi tejet normave të lejuara, është faktuar edhe nja një video e publikuar në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre, ka shpërndarë në rrjetin social TikTok, momentin ku BMW-ja kalon me shpejtësi përmes një tuneli në orën 4.54 të mëngjesit, pak para aksidentit fatal.

Xheni Alcani mësohet se jetonte në Lecco, në lagjen Germanedo dhe në prill të këtij vit do të bënte 14 vjeçe. Mësohet se ceremonia e saj mortore do të bëhet të shtunën më 18 janar, në orën 15:30 në bazilikën qendrore të San Nicolò.

14 Komente

  1. X
    Xha

    Nga poza duket sikur ka 30

    Përgjigjjuni
    1. r
      ronny

      Cfare te thuash,,,, pertej dhimbjes se humbjes se nje jete dhe ne moshe feminore.....te tjerat I dinr vete ata prinder qe lejojne je femije te shkoje ne party me te rritur por jo aw te rritur sa te kuptojne cbejne, dhe kthehet ne shtepi kur edhe pak do lindi djelli...sdi cte them,....kubta nisesh e kubta bidisesh...ne kete epoke te qelbur tiktoku ku edhe femijet kane dale nga shinat teper rende,,,,,

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adria

        Pse femija jashte gjer ne mengjes?! Kur ishim femije, sapo ndizeshin dritat e rruges, te gjithe shperndaheshim neper shtepite tona, ai ishte orari I padiskutueshem. R.I.P

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Nuk dua te hamendesoj ketu, por nje 13 vjece me shok 19 dhe 22 vjec duke festuar deri ne mengjes? Sidoqofte, u prehte ne paqe!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Putini

            S'ka asgje per te hamendesuar. Pedofile muti

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tani

            E tmerrshme .E rrit vajzen ,e ben 13 vjece dhe iken kot. Nuk gjen dot ngushellim per prinderit

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mjerë ata prindër

              Hajde shkrim pedofìlësh, hajde. Një herë shkruan "e mitura", herë tjetër shkruan "vogëlushja". Po ç'kërkonte kjo e mitura/vogëlushja 13 vjeçare në orën 5 të mëngjesit me shokët e saj 22 dhe 19 vjeç rrugëve?

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Prinderit i moren jeten!

                Përgjigjjuni
                1. p
                  prinder te papergjegjshem

                  13 vjeçe , me dy meshkuj njeri 22 e tjetri 19, kishte prinder kjo a jo, nejse e kerkoi dhe e gjeti, te prehet ne paqe tani

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rexhina

                    Jame dakort me Sapa qe prindrit i moren ‘’ jeten,,.Si e benin ete gjume kur vajzen 13 vjen e linin pa fre.Apo jane emancipuar anapodha keta lloj prindrish.Ngushellime.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      beni

                      sistemi ka te mirat e te keqijat e veta,prinderit nuk arrisin ti kontrollojne femijet ,ka shume per te thene por ngushellime

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tani

                        Verte nuk arrisin

                        Përgjigjjuni
                      2. E
                        Era

                        SAPA i ka thënë të gjitha

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skenderi

                          Prinderit jane pergjegjes, por edhe sistemi qe u ka dhene liri te tepruar grave dhe femijve......

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje