“Heshtja vret më shumë se gjithçka”- Dy muaj nga vrasja e Martin Canit, prindërit kërkojnë drejtësi

18 Janar 2025, 11:41Kronika TEMA
“Heshtja vret më shumë se gjithçka”- Dy muaj nga

Kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja tragjike ku u vra Martin Cani pranë shkollës së tij, qytetarët kanë dalë sërish në protestë.

Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa shprehen se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet.

Babai i tij thotë se ata janë të traumatizuar, duke i bëri thirrje fëmijëve të tjerë që ti bashkohen kauzës.

“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për ti mbajtur zemrën atij.

U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe.

I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Njëherë më ka shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do ti shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit.

Ndërsa nënë e vogëlushit, tha shkurt: Mesazhet i kam dhënë, dua vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër.

2 Komente

  1. P
    Parku Rinia

    Heshtja e Institucioneve Shteterore, me shume se 2-mujore per vrasjen e Martin Canit, eshte vrasje per se dyti e tij, e si e tille, eshte Vrasje Shteterore. ----- Pas Vendimit te Gjykates se Strasburgu,t ne date 14 Nentor 2023, per 4 vrasjet e 21 Janarit 2011, eshte e domosdoshme qe data 21 Janar te behet Simbol Kombetar i Manifestimeve e Protestave kunder Vrasjeve, Dhunes dhe Heshtjes Shteterore. ----- Prinderit e Martin Canit, mbeshtetesit e tyre e jo vetem ata, por e gjithe shoqeria shqiptare, kane rastin qe diten e marte, date 21 Janar, ne Bulevardin 'Deshmoret e Kombit' - para Kryeministrise e Zyrave te Parlamentit, t'u bashkohen Homazheve te familjareve te 4 te vrareve e te behen nismetare te "DITA KOMBETARE PER SHTETIN LIGJOR - NDAL HESHTJES SHTETERORE PER VRASJET DHE DHUNEN!". Ky Manifestim qytetar nga Bulevardi 'Deshmoret e Kombit' te vijoje si procesion te ndertesat e Prokurorise e Gjykates se rrethit Tirane, te ndertesa e SPAK-GJKKO, te Ministria e Drejtesise, te Kuvendi i Shqiperise, per t'u konkluduar perseri ne Bulevardin 'Deshmoret e Kombit'.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vicidoli

      Cfare pret ky mesime nga ftyre pordha zhubesa bija e birsuar e shpellakut

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje