Dhunoi prindërit dhe kërcënoi me hanxhar policët, arrestohet 37 vjeçari në Lezhë

18 Janar 2025, 12:40Kronika TEMA
Dhunoi prindërit dhe kërcënoi me hanxhar policët, arrestohet

Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim të policisë.

37 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Lini një Përgjigje