Aksident në aksin Lushnjë-Berat! Makina përplaset me barrierat e rrugës, një i plagosur

19 Janar 2025, 09:30Kronika TEMA
Aksident në aksin Lushnjë-Berat! Makina përplaset me barrierat e

Një aksident ka ndodhur pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat, ku një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret.

Makina është përplasur me barrierat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi.

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit E. F., i cili udhëtonte i vetëm.

Ai është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e mirë me pak dëmtime të lehta.

 

Lini një Përgjigje