Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje mbasi deri më tani çështjet në pritje kanë shkuar deri në 150 mijë që po presin në rang vendi.
Për këtë arsye aktorët e drejtësisë kanë propozuar të ndërhyhet sërish në ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” të miratuar nga reforma në drejtësi në 2016.
Si çelës zgjidhjeje shikohet ndihmësi ligjor i atashuar pranë trupave gjyqësore dhe për këtë sillet si shembull implementimi i projektit amerikan të pak kohëve më parë në gjykatën e lartë që pilotoi shtimin e këshilltarëve ligjore duke sjellë evadimin e çështjeve gjyqësore në baclog.
Në këtë propozim për të kryer ndryshimet ligjore ku sugjerohet që numri i ndihmësve ligjore të jetë sa dyfishi i gjyqtarëve në rang vendi, përmendet se ndërhyrja nuk kryhet vetëm për shkak të volumit të çështjeve të prapambetura dhe vonesave gjyqësore.
Në të vërtetë përmendet në relacion procesi i vettingut thjesht e përshpejtoi stokun e dosjeve, mbasi kjo situatë ishte konstatuar edhe më parë. Prandaj theksohet Këshilli i lartë gjyqësor i vlerëson ndryshimet në legjislacion si të domosdoshme për të përmirësuar miradministrimin e gjykatave.
Aktualisht numri i këshilltarëve ligjore është 56 ndërkohë numri i miratuar i gjyqtarëve është 408. Mungesa e ndihmësve ligjore sjell impakt negative detajohet më tej për secilin gjyqtar që përgatit dhe zgjidh çështjen. Nëse secili gjyqtar do të asistohet nga një ndihmës ligjor atëherë do të rritet ndjeshëm shpejtësia e gjykimit parashikohet më tej.
Sugjerimi tjetër është që të ndryshojë skema e rekrutimit të këshilltarëve ligjore tyre që aktualisht ka si kusht konkurrimin në shkollën e magjistraturës dhe që propozohet të kryhet përmes këshillave të gjykatës.
Kemi qe ne 2017 ne apel...akoma...8 vjet per dicka te drejte. Nderruar gjyqtaret 4 here.Puna eshte kta ndihmesa sa pervoje kane apomeri nga rruga. Rrofte reforma.
Ka dosje te reja qe kalojne menjehere...ka dosje qe nga 2016 dhe akoma.
Kjo ishte dhe flluska juaj qe i cuat gjyqet administrative ne tirane .Kam 5 vjet dhe gjyqi s ka dale akoma ,,rropt rilindjes ku ti kete
150 mije ceshtje por sa mijera e mijera te tjere jane larguar nga vendi i mallkuar se e kane humbur shpresen se aty mund te ndodhin mrekullira ne kete shekull?
Keto gjyqe duhet te kryhen me inteligjence artificiale IA. Nje ekip i huaj duhet te vije vetem per te seleksionuar te dhenat dhe faktet e vlefshme sipas ligjit. Vendimet i mer IA, si fillim, sepse me tej Saliu do korruptoje edhe IA. Ne gjyqet per krimet e Saliut, IA do ta denonte total 2531 vite burg nongraten. Kampin eee...!