Efektivi i policisë u hodh nga pallati, Ervin Hoxha dhe AMP reagojnë pas raportimeve në media: Deklaroi me shkrim se nuk është shantazhuar

18 Janar 2025, 17:05Kronika TEMA
Efektivi i policisë u hodh nga pallati, Ervin Hoxha dhe AMP reagojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, reagoi këtë të shtunë pas polemikave dhe informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në portale në lidhje me një rast tragjik, ku një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës ra nga një lartësi e një pallati.

Fatmirësisht, ai i shpëtoi vdekjes dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në reagimin e tij, ministri theksoi se nuk ka prova që ndonjë punonjës policie ka tentuar të vrasë veten për shkak të presionit për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

Sipas ministrit Hoxha rasti në fjalë është i qartë dhe i dokumentuar duke i cilësuar polemikat për këtë ngjarje si një furtunë në gotë.

Reagim i plotë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha

“Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.

Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.

Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).

Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.

Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…

Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë

“Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”.

Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet”

Reagon AMP: Punonjësi i policisë ka deklaruar me shkrim se nuk është shantazhuar

Për rastin në fjala ka reaguar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

"Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar, kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj. Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

AMP falënderon mediat për besimin e mirëkuptimin dhe inkurajon publikun të denoncojë çdo rast paligjshmërie në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090", thuhet në reagim.

41 Komente

  1. D
    Detari

    tani ky eshte minister drejtesie? ...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      PERSE duhej te deklaronte me SHKRIM?! Ne rrethana normale, kur nuk ka asgje per t'u trembur apo per te MBULUAR, nuk ishte nevoja FARE te behej deklarate me shkrim,AQ ME TEPER ne KUSHTET shendetesore te efektivit, qe kane PRIORITET. Kjo thjeshte tregon FRIKEN e atyre qe e kane kerkuar kete deklarate... amatoreske. Jeni FOSHNJORE KOMPLET.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Azilanti

        E shikoni pra qe NUK KA PATUR KRISMA Te behet mire e te shkoje per azil polici shi shoket. Ate vend e ka marre djalli.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tall

        Ëë, i shkreti polic.. . Edhe duke vdekur, ja paskan marë me shkrim..... Ndërsa mçuni Samir Manes vazhdon tall lesht.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirdh O'Prift N'Prill

          Një punonjës Policie tenton Vetëvrasjen duke u hedhur nga Jati i 11(si thonë njoftimet mediatike), ndërsa një Strukturë shtetërore si AMP, kujdeset që ti marr deklaratë me shkrim që tentimi i vetrasjes nuk ka si burim sherrin me një të Oligark të fortë... ... Kjo është Makabre. . . . Edhe më Makabre është deklarata i Ministrit të Brendshëm për rastin në fjalë. Është e habitshme se, si nga AMP dhe nga Ministri i Brendshëm, nuk ka asnjë fjalë për Vdekjen* e ngelur në tentativ të Policit... Shqetësimi për policin duket dytësor apo tretësor... . Shqetësimi për figurën/makiazhin e paprekshme të llumit oligark duke parësor dhe i panegociushëm. . . . .

          Përgjigjjuni
        2. s
          shtjefen palushi

          Peshku qelbet nga KOKA. Pse hesht Kryeministri? qe merret me 100 rrotkarlliqe pa as dhe nje vlere, qe merret me thashetheme, qe interviston nje koqe kanari qe fitoi Vellaun e Madhe, dhe nuk merret me nje polic HERO? Nje qytetar te thjeshte qe ben detyren ? Nuk merret, se Kryeministri eshte i dhjere nga breket e deri te koka. Jane keta njerez qe vetquhen oligarke qe bejne ligjet me parate e pista te tyre. Jane keta qe financojne ne forma te jashteligjshme fushaten e Kryeministri. Jane keta ndyresira qe marrin tenderat per rruge e aerodrome me kusht tu kthejne pas gjysmat e investimit. Jane djemt e tyre te paprekshem sepse shqiptari mot e jet nuk vret armikun por vret komshiun se ka nje dele me shume, Dil o Kryeminister e bej thirrje te vijne emigrandet . Thuaji dhe atij doktori te lere Londren te vij qe ta perplase djeli i nje oligarku e ta coje per lesh. Kurioz jam nese makina e djelit te oligarkut (larg qofte ) godiste makinen ku odhetonte yt bir, cdo beje? Je njelloj si Saliu. Madje me i keq ...se fshihesh pas fjaleve te embla dhe ben babagjyshin e vitit te ri, duke u dhene pensionistave nga nje dhurata per krishtlindje e duke i lene te vdesin gjithe vitin. Turpi do ju mbuloje. Mallkuar qofsh !!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Ku e gjeti Rama kete Buf pulash dhe njecik trap. E kishte mire Taulantin.

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Ziu

            Po mire po te kisha bere une aksident I dehur, te kisha kundershtuar policet, te kundershtoja policine a do isha arrestuar? Zoteria pse jo. Apo ishte djali Zamir Manes? Lereni se dime drejtesine ke ne...mos na hapni barkun.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Parku Rinia

              "JA PRA QE NUK KA PATUR KRISMA!"... e njejta SKEME "HETIMESH" si ne rastin e Dosjes 'Xibraka' ----- Oficeri i Policise Rrugore z. Azbi Spahiu, prej 3 ditesh ne lufte per jeten, ne Spitalin e Traumes (demtime te renda ne shtyllen kurrizore), me "ndihmen" e "verifikimin" nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!), VEPRIMIN E PARE DHE KRYESOR SHTYLLE KURRIZORE TE DEMTUAR RENDE, PASKA PATUR SQARIMIN ... ME SHKRIM(?!) se nuk ka "...asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.", dhe ASPAK sqarimin e SHKAQEVE te "FLUTURIMIT" te tij nga KATI 11 i nje PALLATI ne te cilin nuk eshte banues (?!) ----- dhe per kete, Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!) deklaron qe: "Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes." ----- Duke qene se eshte vene ne levizje VETEM DHE VETEM kjo Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!), te shkretit Policit Azbi Spahiu, me karriere 35 vjecare, po i "verifikohet" INTEGRITETI MORAL E PROFESIONAL(?!), pra AS PER TENTATIVE VETEVRASJEJE (NUK KA PREZENCE TE NJE PROKURORI ?!).

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nata

                Sa e paske frekuentu parkun rinia, atje ku mblidhen gjith bq dhe prostet! Do me nxjerr dhjam nga pleshti, polici thote qe nuk ka lidhje me detyren, por ti na ben edhe prokurorin edhe gjyqtarin! Kesaj i thone: I zoti e shet, por tellalli se jep! Shko te parku tani te çfryesh se u err dhe tani mblidhen “ shoqnia “ jote!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Parku Rinia

                  o Nata, -----, o Derrkuci lozonjar i Ushkureve KATOVIC-ane te BERISHES-RAMES-METES

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tan ZAG

                    po mire o ti "nata", po c'pati Hazbiu qe u hodh nga kati x ? Se cuni Samir Manes "kishte alergji nga kontrolli i policise"-sipas prononcimit te prokurorise. Por me c'thone koleget e vet, Hazbiun e detyruar qe materialet ti conte ne prokurori tej afatit. Sipas kolegeve te Hazbiut, djalit te Samirit i kan bo test alkoli, dhe rezultati i testit ka da;e qe ai ka qene i pire "tap". Kete rezultat, Hazbiu nuk e ka cuar ne prokurori. Besoj se nuk e ke te veshtire te dalesh ne ndonje konkluzion se perse Hazbiu i ka "hyp avionit".

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nata

                      O Zoteri, po qe se Hazbiu eshte hedh nga pallati per djalin e Samir Manes , atehere me mire te kishte vdek se do kishim nje idiot me pak! Keshtu si thoni ju zotri, i bie qe te hidhen te gjith policet nga pallatet sepse dihet nga te gjith qe kur eshte fjala per vip-a , te gjith policet mbyllin nje sy! ( Edhe ju !)

                      Përgjigjjuni
                2. P
                  Parku Rinia

                  Heshtja e Institucioneve Shteterore, me shume se 2-mujore per vrasjen e Martin Canit, eshte vrasje per se dyti e tij, e si e tille, eshte Vrasje Shteterore. ----- Pas Vendimit te Gjykates se Strasburgu,t ne date 14 Nentor 2023, per 4 vrasjet e 21 Janarit 2011, eshte e domosdoshme qe data 21 Janar te behet Simbol Kombetar i Manifestimeve e Protestave kunder Vrasjeve, Dhunes dhe Heshtjes Shteterore. ----- Prinderit e Martin Canit, mbeshtetesit e tyre e jo vetem ata, por e gjithe shoqeria shqiptare, kane rastin qe diten e marte, date 21 Janar, ne Bulevardin 'Deshmoret e Kombit' - para Kryeministrise e Zyrave te Parlamentit, t'u bashkohen Homazheve te familjareve te 4 te vrareve e te behen nismetare te "DITA KOMBETARE PER SHTETIN LIGJOR - NDAL HESHTJES SHTETERORE PER VRASJET DHE DHUNEN!". Ky Manifestim qytetar nga Bulevardi 'Deshmoret e Kombit' te vijoje si procesion te ndertesat e Prokurorise e Gjykates se rrethit Tirane, te ndertesa e SPAK-GJKKO, te Ministria e Drejtesise, te Kuvendi i Shqiperise, per t'u konkluduar perseri ne Bulevardin 'Deshmoret e Kombit'.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Haka Tekizoti

                    Po mirë, a nuk ekziston mundësia që deklarata t'i jetë marrë me shantazh? Përse i duhej marrë kjo lloj deklarate? Pse ata që i kanë marrë deklaratën e kanë pasur të nevojshme, nga çfarë duhej të ishin paraprakisht të mbrojtur? Kjo i shton edhe më shumë dyshimet që ai është shantazhuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patriot

                      Ore koqe partiake kur nuk ke cfare te thuashe mose dile ne publike. Ai nuk ka dale nga spitali akoma ju I paskete marre deklarime me shkrime. Ky lloje veprimi tregon qarte nxitimin tuaje per re shpetuare djalin e Manes se mos kete ftohte ne qeli. Cojeni te Meta te ngrohet me shtange. Lere tjetrin te dale nga spitali, vendosi mbrojtje me ligje dhe pastaje merri dekkararat dhe publikoje. Po me ate pilivesen e Manes nuk ne the nje fjale cfare behet? Presim shtete ne nga noc rroku, por me paturpesine me te madhe i thote emigranteve te vijne ne shqiperi dhe te votojne per kete Hoxhen qe ne kete moshe duket si these ne m..

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pons Pilati

                        Pons pilati! Kjo qenka gjeja me e rendesishme per policine qe nuk ka pasur presione pa polici le te haje koken e vet…

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Polic i ndershem

                          Posht amp dhe bq Burokrate te policise

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tan ZAG

                            Hazbiu ja qene ne koma, si ja paskan mor deklaraten ata te AMP?!

                            Përgjigjjuni
                          2. M
                            Mëngjesi malesh

                            JETOJME NE SHEKULLIN E EDVIN DROGES DHE SALI GOMARIT TE DY KLAN KRIMINELESH ....KUJT I BESONI GOMARIT APO TE ZOTIT TE GOMARIT? TE ZOTIT

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Go West

                              Kjo deklarate me shkrim eshte thellesisht e pavend. Njeriu eshte ne rrezik per jeten, keta kane merakun e djalit te Manes se mos ka ndonje koneseguence. Mjafton marrja e deklarates qe te nis me nje here ndjekja penale e personave qe moren deklaraten. Ky ministri druaj se eshte budall, ndryshe...

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mare Nostrum

                                Fakti se paska qene e nevojshme qe t'i marrin nje deklarim me shkrim se nuk eshte shantazhuar, dhe fakti qe mimistri del dhe e shikon gjithashtu te nevojshme te valevise perpara mediave deklarimin me shkrim se nuk eshte shantazhuar tregon pikerisht se zoteria eshte shantazhuar. Dhe fakti qe eshte ne spital tregon se nuk eshte shantazhuar vetem me fjale por edhe me duar.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maria

                                  Fshini b...me deklaraten e policit...po te kete nevoje jepjani dhe zamir manes...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Turp

                                    Sic ke turinjte ke edhe deklaratat o Z. minister Sharlatan ti dhe ke ke nga mbrapa qe te udhezon!!! Kaq budalleq e dini kete milet? Prandaj po e rrenoni arsimin ne kete pike ordinere qe te hame keto brockullat tuaja??? Mua do me kishte ardhur TURP te ma jepnin ta lexoja nje deklarate te tille. Po juve ju ka plasur edhe turpi!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tan!

                                      Ju nuk keni bere shtet ore shkerdhate minister dhe kryeminister! Kur "kalamanjete e pasur" apo gangsterat kane guxim te shantazhojne policine, prokurorine, apo gjykatat, kjo do te thote qe ata nuk kane frike! Dmth, o koke tyl, qe keni krijuar nje shtet prej kashte dhe mos u hapnu bythsh kote neper televizione apo intervista! Nga ana tjeter ai popull ate qeveri meriton. Te tere keta monstra, kurva, gangstera, apo te korruptuar, nga ai popull kane dale. E ka thene mire komediani i famshem Amerikan, George Carlin, per njerezit qe ankohen per politikanet:.... "This is the best you can do: garbage in, garbage out."Kjo eshte me e mira qe mund te beni: Nga plehrat, plehra do nxjeresh!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dino

                                        Mbasi i ÇUAT XHELATËT në SPITAL !!! SHKUAN BANDITËT dhe KUSARËT me THASË me €URO dhe DOLLARË dhe e MANIPULUAN FAKIR - FUKARAIN AZBI SPAHIU i SHKRETË , që POLIC më të mirë RRUGOR NUK GJEN në SHQIPËRI !! ARLIND QORI dhe YLLI RAKIPI ti SHKOJNË tek SPITALI AZBIUT , sepse BANDAT KRIMINALE janë 100 HAPA PARA dhe e kanë BLERË me LEK FAKIRIN AZBI SPAHIU !! GJITHSESI RESPEKTE pafund për YLLI RAKIPIN , ARLIND QORIN dhe LËVIZJEN BASHKË , që NUK e lanë tē vetëm AZBIUN !! ZOTI JU BEKOFTË Ylli , Arlind

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Buzati

                                          Dino, shkoi ti per vizite, mer dhe gruan me vete qe te qaje te karvati i Has biut!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          Kemi

                                          Shen./ Det. Jo! Ai i drejtesise eshte i zene kur te levzet. Nuk i dihet a e ze ky te çliruarin. Do jete proksenet. Proksnet i me te hirshmeve mitra qe i mbarsen me deshire, qe arratisen me urrdher te pa shkruar dhe qe me nje te pare ne sy vetdorzohen.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Deklaroj se s’jam kercenuar

                                            C’eshte kjo gjuhe qe persor ky ne komunikim punlik ore?!?!?! C’eshte ky fjalor rruge o koke-tul!! Me ke komunikon leshtu ky ore? Perse te djeg bytha nese s’ke ngrene specin djeges? Po ky polici i shkrete do t’u jape deklarimin atyre qe e kane kercenuar? O ju qifsha koken ju te mbaruar!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bobi

                                              Po thone: "kthehuni shqiptare nga diaspora"... Te kthehem nga diaspora per cfare? Qe te ngas ne te njejten rruge me njerez tejet te alkoolizuar dhe te droguar? Qe policia rrugore tashme pas kesaj do kete edhe me shume frike te ndaloj Benz-at dhe Range Rover-at se mos kene pasoja si kolegu I tyre? Dhe do e ngas ky djali I Manes makinen I dehur, do me vras dhe pasneser do jete I lire ne klubet e Bllokut duke bere qef. Nje vend ne nje derexhe qe as ne kohet e herreta te Sali Karaxhicit nuk ka qene aq rrumpalle. Mjerim!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Baxhanaku

                                                Kjo do jete nje njolle turpi,per ministrin Hoxha,per drejt. e policise se shtetit.Avokati i popullit pse nuk reagon!?Po opozita pse hesht,Saliu e ka fikur altoparlantin,kur nderkohe per nje polic te vrare,do"rrezonte" qeverine. Oligarket si Mane me shoke,i kane mbajtur e po i mbajne ,me pare te medha,si Saline dhe Ramen e Meten. EDI RAMA mburet: -Ne kemi bere shet!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. n
                                                  noname

                                                  hahahahah deklaroi me shkrim hahahahahah o sa kam qeshur ....... marreveshja duket e qarte : ne te rikthejme aty ku ishe, ti deklaron qe ska pasur presione ..........

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Me shkrim thote

                                                    Shih shih shih "me shkrim " eeeee?, o mjere ai polici qyqar e mjere ne te gjithe thuaj....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Fisxo

                                                      BESOJ 100 % Ylli Rakipin , Klodiana Lalën dhe ARLIND QORIN !!! NUK e BESOJ KURRĒ PS HAJDUTËRINË , PD KRIMIN dhe LESHeLI GRABITJEN dhe PLAÇKITJEN ( LSI ) , ( PL ) !!! PD , PS , dhe LESHeLI ( PL ) , ( LSI ) , janë BANDA. KRIMINALE , KRYE HAJDUTË , PLAÇKITÈSA , GJAK PIRËSA FËMIJËSH SHQIPTARË , HIENA të URRYERA dhe KUSARË të PËSHTIRË që KORRUPSIONIN dhe HAJDUTËRINË e QUAJNË : ZOTËSI , TRIMËRI dhe ZGJUARSI !!! PRANDAJ edhe njëherë RESPEKTE pafund për YLLI RAKIPIN , ANDI BUSHATIN , ARLIND QORIN , OLA XAMËN dhe KLODIANA LALËN !! AZBI SPAHIUT ❤️❤️ i UROJ SHËRIM të SHPEJTË

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        DP

                                                        Argumenti i z. Minister nuk qendron. Edhe nese oficeri eshte vetedemtuar, shkaku detyrues eshte aq kercenues sa asgje nuk pritet nga deklarimi i tij. Ngjarja nuk eshte me çeshtje policie, por e prokurorise, e cila duhet te hetojr kryesisht, dhe sapo te kobtaktoje indiciet e shkakut, tia kaloje SPAK, pasi vepra te tilla me flakje nga nderresat i ben vetem krimi i organizuar, i cili vrasjen dhe menyren e realizimit i ka kode me te pergjothshme

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kapterr Hoxha

                                                          Kete loqen nuk e pyet kush ne ministri. Ky eshte thjeshte nje loqe qe nuk fryhet dot. Drejtorin e pergjithshem e ka ven Gys Agasi qe furnizon me mall Ramen. Gjith drejtorat i ka ven drejtori i pergjithshem, Gysi dhe Sueli Elbasanit. Ministrat dhe drejtoret me te rendesishem ne shtet i vendos Belinda pa gjimnaz. Rama pi mall, jep leje kullash dhe flet me "kokat" e botes se ku do shkoj bota ne vitet qe vine.... Turpi eshte qe asnje media nuk ka byth te thot qe polici tentoi vetvrasjen se ndaloi djalin e Saimir Manes. Presionin psikologjik qe i ben policit gjithe piramida drejtuse vetem pse zbatoi ligjin nuk e merr kush persiper prandaj dhe e kane detyruar te nenshkruante nje leter. Pse duhet te nenshkruaj polici leter kur ben thjeshte detyren?????! Turp per nivelin ku ka mberritur shoqeria jone.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Y
                                                            You’re an 370HSSV

                                                            Ai po lufton me vdekjen, ndersa halli juaj qenka te justifikoheni para publikut! Si arrin te besh rehat gjumin e nates o njeri?! Keni tejkaluar cdo limit njerezor!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. X
                                                              Xhepisti gjate

                                                              Te qifsha nusen ne fyt o kurve. Tallesh me gjakun e njerezve. Ptuuuu fare e keqe. Ushtari maxhun kurves. Hajdut poshte ure ne rrile.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Ana

                                                                Cfare niveli ministri!!!!! Shiko cfare shkruan, si shkruan!!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. C
                                                                  Cen

                                                                  Nuk e morren vesh ! Deklaraten me shkrim ja morret para se te hidhej nga kati i 11-të ? Nje mesazh per djalin, nje deklarate per ju, mos ka bere edhe ndonji video-klip ?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. D
                                                                    Dritan L

                                                                    E shihni pra qe krisma buk ka patur. Edhe nese ka patur, kane qene diku larg.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje