I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet në Laç 53-vjeçari me katër emra

19 Janar 2025, 12:36Kronika TEMA
I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të

Policia ka vënë në pranga një 53 vjeçar, pasi ishte i dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm.

Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “FOUR”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Laç u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i 53 vjeçarit që përdorte 4 emra, Kastriot Marku alias Erjon Prenga alias Ervis Murati alias Landi Lleshaj, 53-vjeç.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, 53-vjeçari u kap dhe u arrestua në Laç me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij. Operacioni vlerësohet si një sukses në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar.

1 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Perfundimisht cfare eshte!? Turk i piset apo katholik i pabese...!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje