I dyshuar për disa vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

19 Janar 2025, 11:40Kronika TEMA
I dyshuar për disa vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet

Një 21 vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet për vjedhje të përsëritura dhe posedim të armëve pa leje.

I riu Luis Gjergji ra në pranga pas informacioneve se vidhte pjesë makinash në mënyrë të përsëritur.

Në kuadër të operacionit ‘Përsëritësi’, policia ushtroi kontrolle edhe në banesën e 21-vjeçarit, së cilës iu gjet një armë zjarri me mulli. 

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.3, operacioni policor i koduar ‘Përsëritësi’. Vodhi aksesorë të makinës dhe pjesë të ndryshme tek i njëjti automjet në periudha të ndryshme, arrestohet 21-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti një armë zjarri  pistoletë me mulli dhe pjesët e vjedhura në automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi”  si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Luis Gjergji, 21 vjeç, banues në Laç.

Në kuadër të operacionit gjatë kontrollit të  ushtruar  në banesën e këtij shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pjesët e vjedhura dhe një armë zjarri pistoletë me mulli”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje