Tre grabitje të dhunshme brenda pak orësh, arrestohet shqiptari në Itali

5 Janar 2024, 09:15Kronika TEMA
Tre grabitje të dhunshme brenda pak orësh, arrestohet shqiptari

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e grabitjes së dhunshme. Elis Kanani akuzohet për tre grabitje brenda pak orësh në dy qyteza të zonës së Katanias.

Ishte makina e përdorur në krim që e nxori zbuluar të riun, pikërisht një ‘Alfa Romeo 156’ e filmuar nga sistemet e vëzhgimit me video.

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 ai ka sulmuar një dyqan duhani në Zafferana Etnea, duke kërcënuar pronaren, të cilën e ka dhunuar, duke i përdredhur krahun dhe e ka detyruar t’i dorëzojë 600 euro nga kasa.


Disa orë më vonë, në të njëjtën bashki, por këtë herë i armatosur me sëpatë, Kanani kishte hyrë në lokal, duke kërcënuar dy punonjësit dhe pasi preu telat e kasës, mori 160 euro. Të nesërmen, ai grabiti një dyqan ushqimor në Viagrande.

“Edhe në këtë rast, thotë Prokuroria e Katanias, i dyshuari kishte kapur dhe hedhur në tokë një klient që po përpiqej për ta ndaluar, dhe më pas u hodh në banak duke marrë 200 euro.


Karabinierët e Zafferana Etnea, së bashku me kolegët e Viagrandes, identifikuan Kananin më 3 dhjetor, por ai kishte mbetur i pagjurmueshëm, deri sa është arritur të kapet ditët e fundit.

6 Komente

  1. T
    T

    Idjot dhe psikopat .mereni plaseni nja 10 vjet mrena dhe del bythqir pastaj .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Me quajne Murat Xhelili ose me quajne ndryshe Spiro Beqiri. Jam shqiptar dhe e kam per nder. Sopata, thika, pushka ne traditen teme pellazge. Para se te shkoj ne xhami , plackis dhe vjedh pasurine e botes, plac te keni ju qe me gjykoni. Po ja hodha duke vjedtur i fus nje kafe e raki e pasaj shkoj ne shpi me pi perseri duke pare filma turk me dashuri dhe vrasje.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Leo

      Fytyre e poshter. Njerez te tille ba e nxijne emrin dite per dite.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qazim Mulleti

        Ne jemi 30 milion se ska mundesi cdo dite nga nje kriminel ne Itali,Greqi etj

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leo

          E vertete, nuk iu mbaruan kriminelet ketij vendi.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rroft Lubonja

          E kane paguar greket qe te na perhapin lajmin e keq...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje